U-21 fiton kunder Hungarise |
nga Administrator E hënë, 28 Mars 2016 21:22 |  |  |  | |
U-21 e Shqiperise ka fituar kunder ekipit te Hungarise me rezultatin 2-1. Ekipi yne kombetar ka arritur te permbys avantazhin e hungarezeve me ane te Manaj dhe Prenges. Lojtaret tane e fillojne mire takimin dhe perpiqen te marrin frenat e lojes por pa arritur te kalojne ne avantazh. Pjesa e pare mbaron me rezultatin e barabarte 0-0. Ekipi hungarez e fillon me mire pjesen e dyte dhe ne minuten e 55 kalojne ne avantazh pas nje "hutimi" te mbrojtes tone. Autor i golit per ekipin hungarez eshte Gera. Lojtaret e kombetares tane arrijne te gjejne shpejt golin e barazimit me ane te Manaj, minuta e 68, gjithcka ne barazpeshe. Me golin e barazimit, lojtaret tane marrin frenat e lojes dhe kerkojne me ngulm golin e avantazhit. Gol i cili do te vije ne minuten e 68 me ane te Prenges. Lojtari i Skenderbeut kroson ne zone dhe Prenga i pambuluar e ka te lehte te permbyse rezultatin. Ne minutat e mbetura, Shqiperia menaxhon rezultatin duke marre 3 pike te rendesishme. Pas kesaj fitore, Shqiperia arrin te mbaje vendin e dyte me 12 pike te grumbulluara ne 8 ndeshje. Ndeshjet e rradhes per ekipin tone jane kunder Greqise me date 2 Shtator dhe kunder Izraelit me date 6 shtator.
 |