Nexhat Bizhdili, mendoj largimin nga stadiumi kur ndeshja ishte 4-0 | ||||
|
Presidenti i Beses Nexhat Bizhdili ka perjetuar nje nga ndeshjet me dramatike qe skuadra e tij ka zhvilluar qe kur ai eshte ne krye te verdhezinjve. Burime shume te aferta me bosin kavajas kane pohuar per web tone www.albaniasoccer.com se Xhati ne kohen qe skuadra ka qene ne disavantazhin e thelle 4-0 ka menduar dhe largimin nga tribuna VIP e stadiumit “Selmas Stermasi”. Madje ai ka pasur e shkembime fjalesh me disa njerez te tjere te ndodhur ne te njeten tribune. Ata e kane akuzuar Xhatin per tolerim dhe kjo e ka acaruar me tej bosin e verdhezinjve. Ne momentin qe rezultati ka shkuar ne 4-2 presidenti Bizhdili nuk e ka permbajtur gezimin madje nuk ka harruar tju kunderpergjigjet dhe akuzuesve te tij duke ju thene qe ai nuk bente kompromise. Ne perfundim te ndeshjes Nexhat Bizhdili ka pire kafe me lojtaret dhe stafin drejtues dhe i ka falenderuar ata per ate c’ka treguan ne fushen e lojes, por nuk ua la pa permendur se e kishin bere me zemer ne pjesen e dyte.
Klevis Bejkolli
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4170 |