Kupa e Shqiperise / Gramozi-Teuta 1-1 | ||||
|
Me fillimin e pjeses se dyte, pas nje aksioni te nisur nga Metani dhe krosit te tij ne zonen e rreptesise, nje mbrojtes i Teutes nuk arrin ta largoje dhe aty Sadiku gjuan, topi prek shtyllen dhe rikthehet tek mesfushori shkodran Erjon Hoti i cili ka pershendetur rrjeten e Rizvanit duke i dhene avantazhin momental skuadres se tij, si dhe duke ekzaltuar tifozet e mberritur nga Erseka e larget. Ne minuten e 62-te, arbitri Peza vershellen per nje penallti e cila sjell kundershtim dhe merzitjen e stafit te Gramozit si dhe te tifozerise se saj te gjendur ne shkallet e stadiumit. Hodo ekzekuton sakte nga pika e bardhe dhe barazon rezultatin ne shifrat 1-1. Trajneri Cana ne minute e 69’ largon Babajn dhe ne vend te tij aktivizone brazilianin Dos Santos i cili ka shenuar ne minuten e 85-te, por vijerojtesi e ka anulluar golin. Bajollari i sapofutur ne loje, acarrohet dhe gjate argumentave me drejtuesit e ndeshjes, eshte ndeshkuar me karton te kuq nga Peza. Megjithese me nje lojtar me pak, rezultati deri ne perfundim te ndeshjes do te mbese i pa ndryshuar. Skuadra e Teutes e shikon veten me favorizuese ne ndehsjen e kthimit.
Gramozi: Ametlli, Xhyra, Rexhepi, Semina, Kukaj, Ngjela ( 79 Bajollari), Babaj ( 69 Do Santos), Hoti, Sadiku, Metani ( 69 Shaqiri) , Haxhibulic Trajner: Agim Canaj Teuta: Rizvani, Jakupi, Caca, Dushku, Stafa, Xhemali ( 66 Dosti) , Deliallisi ( 90 Guna), Hodo ( 90 Selacaj), Mucollari, Cota, Hoxha Trajner: Ylli Shehu
Shenues: 47 Hoti , 63 Hodo ( pen) Gjyqtare: E.Peza, A.Pregja, B.Mesi ( Tir) Kartone te verdhe: Cota, Kukaj, Babaj, Stafa, Hodo Karton i kuq: Bajollari Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4489 |