Shkumbini / Skuadra gjen "goleador" te ri! |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 25 Mars 2010 23:03 |  |  |  | |
Skuadra e Shkumbinit, ka gjetur nje golashenues. Behet fjale per sulmuesin Endri Bakiu, qe ka shenuar kater gola ne tre ndeshjet e fundit. Fillimisht sulmuesi shtatshkurter realizoi nje dopiete kunder Dinamos ne cerekfinalen e kupes luajtur ne Peqin duke i dhene fitoren skuadres se tij ne shifrat 2-1 dhe me pas ishte po ai qe shenoi dhe ne kryeqytet ne cerekfinalen e kthimit, duke i dhene fitoren bardhekalterve 0-1 serish ndaj Dinamos. Bakiu ka realizuar serish nje tjeter gol kete rradhe ndaj Beses, ne ndeshjen gjysemfinale te kupes se Shqiperise ne barazimin 1-1 ne takimin e luajtur te merkuren. Peqinasit duhet ti gezohen faktit qe kane gjetur nje golashenues dhe tani me te drejte pretendojne, te jene ata fituesit e kupes se Shqiperise.
Enea Shtrepi
 |