Amarildo Dimo: Arritem nje fitore te rendesishme |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 08 Dhjetor 2010 21:31 |  |  |  | |
Bylisi arriti nje fitore te veshtire ne fushen e ekipit vlonjat. Flamurtari qe mban deri me sot petkun e ekipit qe synon te fitoje kampionatin shqipetar sot i eshte perulur Bylisit ne fushen e vet ne kete ndeshje kupe. Bylisi ka fituar 1-0 me gol te realizuar nga vlonjati Fjodor Xhafaj ne minuten e 11' te takimit. Ky gol eshte i vetmi i realizuar ne keto dy takime pasi takimi i pare u mbyll me rrjeta te paprekura ne Ballsh, ndersa takimi i dyte, pra ai luajtur sot ne stadiumin "Flamurtari" Bylisi ka triumfuar. Kapiteni i skuadres se Bylisit, Amarildo Dimo ndihet i ekzaltuar pas kesaj fitore, ndaj ai shprehet ne menyre te tille per "albaniasoccer.com": "Ishte nje takim ku ne luajtem fort. Menduam se loja do te shtyhej me kohe shtese sepse ne kishim ardhur per te marre minimalisht nje barazim, por ja puna jone u duk me ne fund. Ne u kualifikuam ndaj i uroj te gjithe ekipit nje vazhdimesi te tille dhe nje fitore dhe ne ndeshjen e kampionatit te shtunen ndaj Tiranes."
Besi Donati
 |