Tirana ka mesuar e fundit se me ke do te luaj ne Europa Lige. Fituesja e Kupes se Shqiperise do te presi fituesen e ciftit Spartak Trnava-Zeta. Bardheblute e Tiranes kishin fat ne hedhjen e shortit pasi duke luajtur ne turin e dyte mund te kishin perballe skuadra me te forta. Tirana ka shancin te provoje mundesine per te kaluar ne turin e trete por fillimisht duhet te presi si do dali cifti me skuadren sllovake e ate malazeze qe luajne kunder njera tjetres. Ndeshjet e turit te dyte do te zhvillohen ne datat 14 dhe 21 korrik. Ne takimin e pare Tirana do te jete pritese.
 |