Europa League/ Vllaznia-Birkirkara 1-1 | ||||
|
Ndeshja si ne Malte edhe ne Shkoder ka nisur shume shpejt me gol per kuqeblute. Talenti Armando Vajushi qe ne minuten e 4-tert te takimit ka zhbllokuar rezultatin duke cuar peshe stadiumin dhe tifozet e shumte shkodran. Por maltezet nuk jane dorezuar si te gjithe mendonin se do te ndodhte dhe kane barazuar rezultatin ne minuten e 17-te me ane Silvas dhe aty takimi u rihap. Birkirkaras i mjaftonte vetem nje gol per tu kualifikuar dhe hedhur poshte fitoren e Vllaznise 0-1 marre nje jave me pare ne Malte. Shkodranet nuk kane qene ne lartesine duhur por ne pjesen e dyte te dyja ekipet kane pasur disa raste te tjera per shenim. Deri ne fund shifrat kane ngelur te fiksuara ne 1-1 dhe Vllaznia ka marre nje tjeter kualifikim ne Europe duke ruajtur traditen e mire qe ka krijuar me kalimin e turit te pare. Pas nje jave do te luaj per turin e dyte te Europa Leagues kunder ekipit zvicerian FC Thun. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4847 |