Kupa e Shqiperise / Bylis - Tirana 0-0 |
nga AlbaniaSoccer E diel, 29 Janar 2012 17:06 |  |  |  | |
Edhe takimi i dyte i Grupit A, midis Bylisit vendas dhe Tiranes ka perfunduar ne barazim pa gola. Pas ndeshjes se sotme ne grupin A nuk ka asnje skuader te avancuar, gjithcka eshte ne barazpeshe te plote. Takimi i sotem i luajtur ne Ballsh ishte i nje niveli te ulet, ku skuadrat me teper u munduan te mos pesonin sesa te kishin prioritet realizimin e golave. Disa aksione pa rendiment nga te dyja skuadrat nuk sollen asnje rrezikshmeri ne portat respektive te skuadrave.
 |