Kupa e Shqiperise/ Tirana fiton, Vllaznia nuk shkon me shume se nje barazim me Skenderbeun | ||||
|
Tirana arriti një fitore mjaft te rëndësishme ne javën e trete te vlefshme për çerekfinalet e Kupës se Shqipërisë ne futboll duke mbajtur vendin e pare ne grupin A. Ne fushën e Kamzes edhe pse vendasit kishin kaluar te paret ne avantazh qe ne minutën e 11-te, bardheblute përmbysen gjithçka duke shënuar dy gola ne minutat 84-ter, dhe 90-te, ne rezultatin përfundimtar 2-1. Ne takimin tjetër ne Kruje, Kastrioti mundi Bylis 4-2. Pas javës se trete Tirana kryeson grupin A me 7-pike. Pas skuadrës kryeqytetase vjen Kastrioti me 4-pike e ndjekur nga Kamza dhe Bylis ne kuotën e dy pikëve. Ne grupin B te dy takimet përfunduan ne barazim 0-0 . Ne stadiumin Loro Borici edhe pse Vllaznia dhe Skënderbeu kishin mjaft raste nuk arritën te zhbllokonin rezultatin ndërsa fundi i takimit u shoqërua me një incident ndaj trajnerit te korçareve Stanislav Levi i cili u godit me topa bore nga disa tifozë shkodrane gjate një interviste për shtyp. Rrjeta te paprekura edhe ne fushën asnjanëse te Selman Stermasi ne kryeqytet mes Laçit dhe Flamurtarit. Pas javës se trete ne grupin B udhëheq Skënderbeu ne kuotën e 7-pikëve. Vllaznia mbanë vendin e dyte ne kuoten e 4-pikeve. Ndërsa Laçi dhe Flamurtari mbajn dy vendet e fundit me vetëm 1-pike. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3936 |