Kupa e Shqiperise/ Flamurtari, Skënderbeu dhe Kastrioti dhe Tirana ne gjysmëfinalen e kupës | ||||
|
Flamurtari, Skënderbeu dhe Kastrioti janë tre skuadrat qe i bashkëngjiten Tiranes ne gjysmëfinalet e kupës se Shqipërisë ne futboll. Ne dy takimet e fundit te grupit B ku katër skuadra luftonin për dy bileta përfituan Flamurtari dhe Skënderbeu. Fale një goli te Pero Pejic ne minutën e 62-te, Flamurtari mundi 1-0 Vllaznine ne Loro Borici duke mbajtur vendin e pare ne grup. Ne fushën asnjanëse te Peqinit edhe Skënderbeut i mjaftoi një gol i Kercikut ne minutën e 69-te, për te mundur Laçin. Korçaret zunë vendin e dyte ne grup me pike te barabarta me Flamurtarin por me golavarazh me te keq se vlonjatet. Ne grupin A Kastrioti mundi bardheblute e Tiranes te cilët ishin kualifikuar një jave me pare me rezultatin 2-1 duke zënë vendin e dyte. Ne takimin tjetër Bylis shpartalloi 5-1 Kamzen e eliminuar prej kohesh, por rezultati nuk i shërbeu me ballshiotet qe u renditen prapa krahëve te Kastriotit me një pike me pak. Katër skuadrat e kualifikuara do ti nënshtrohen një shorti te lire i cili do te hidhet më 28-mars, ndërsa finalja luhet më 17-maj, për te përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste te Kupës se Shqipërisë te cilat do te luhen me sistem vajtje-ardhje. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4330 |