Kupa e Shqiperise/ Skenderbeu-Tirana, finalja e kupes | ||||
|
Ne takimin tjetër ne Qemal Stafa, Tirana dhe Flamurtari u ndanë ne paqe 2-2 ndërsa gjithçka ishte përcaktuar qe ne Vlore pas fitores se bardhebluve me rezultatin e thelle 3-0. Kryeqytetasit zhbllokuan shifrat qe ne minutën e 7-te, me Cikalleshi. Vlonjatet barazuan përkohësisht shifrat ne minutën e 21-te, me ane te Pero Pejic, por 8-minuta me vone Ferraj kaloi përsëri ne avantazh skuadrën e tij. Ne pjesën e dyte skuadra e Flamurtarit gjeti dhe golin e dyte me ane te një tjetër kroati Toni Pezo, por pa ja zbehur aspak kualifikimin e merituar te Tiranes e cila këtë sezon ne kupe ishte skuadra me e suksesshme me 12-fitore 3-barazime dhe vetëm 1-humbje. Finalja mes Skënderbeut dhe Tiranes do te luhet ne 17-maj.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5027 |