Kupa e Shqipërisë/ Të mërkurën luhen gjysëmfinalet | ||||
|
Do të luhen ditën e mërkurë ndeshjet e para gjysëmfinale për Kupën e Shqipërisë. Dy takimet e para do të zhvillohen respektivisht në Korçë dhe Kukës aty ku Skënderbeu do të presë Bylisin dhe Kukësi do të presë skuadrën e Laçit. Dy gjysëmfinalet e para do të zhvillohen në orën 16:00 dhe interesimi I tifozerive vendase do të jetë I madh e njëkohësisht pritet të ketë edhe tifoz udhëtues për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës. Katër ekipet e kualifikuara për në fazën gjysëmfinale dëshirojnë të fitojnë këtë trofe për të provuar për herë të parë shijen e tij. Askush nga katër këto ekipe nuk ja ka dalë më parë. Veç këtij objektivi, Laçi, Bylis dhe Kukësi synojnë të fitojnë Kupën për të siguruar edhe një biletë për në Europa Ligë, ndërkohë që Skënderbeu dëshiron të bëj dopietë trofesh duke e llogaritur si të zgjidhur çështjen titull. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5652 |