Kupa e Shqiperise / Laci-Kukesi 2-1 | ||||
|
Laçi ka mundur në shtëpi Kukësin duke u futur në historinë e futbollit shqiptar. Kurbinasit kanë luftuar fort në gjysëmfinalen e kthimit të luajtur në shtëpinë e tyre dhe kanë fituar me rezultatin 2-1 përballë skuadrës që drejtohej nga Armando Cungu. Kanë shënuar të parët në pjesën e parë me anë të Nimanit ndërkohë që Kukësi ka barazuar shifrat dhe prekur për pak minuta finalen pas një gabimi të bërë nga portieri Bakaj dhe një goli të shënuar nga Peqini. Festa që po zhvillohej në stadiumin e Laçit është ndërprerë për pak ndërkohë që për ta rikthyer atë ka menduar Çela me një goditje spektakolare duke shënuar golin e avantazhit dhe të festës së çmendur në stadium. Kurbinasit kanë ruajtur avantazhin deri në fund dhe kanë prerë një biletë për në Kupën e Shqipërisë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6075 |