FSHF nepermjet nje komunikate per mediat ka njoftuar detajet per turneun miqesore “Kupa Pavarsia”. “Eshte hedhur te merkuren ne oren 20:15, ne hotel "Pavaresia", shorti i edicionit te peste te kupes me te njejtin emer, qe organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Sipas tij ndeshja e pare ne oren 12:00 do te jete ballafaqimi Flamurtari-Otrant i Malit teZi. Ne ndeshjen e dyte Prishtina do te luaje kunder Shkendise se Tetoves. Dy fituesit e ketyre cifteve do te luajne finalen per fitimin e trofeut. Ndeshjet do te luhen nga 45 minuta secila ne stadiumin Flamurtari”, eshte njoftuar nga FSHF.
 |