Vllaznia kerkon tre pikeshin, Disiplina thote “Jo” ! | ||||
|
Drejtuesit e Vllaznise pasi kane mesuar skandalin e ndodhur ne ndeshjen Shkumbini – Vllaznia per aktivizimin e nje lojtari te denuar, kane depozituar kerkesen prane komisionit te disiplines. Shkodranet me te drejte do te kerkojne tre piket ne tavoline pasi ne kete ndeshje ka pasur gabim teknik dhe meritojne te fitojne kete ndeshje. Nderkohe qe burime prane FSHF-se bejne te ditur se Komiteti Ekzekutiv ka falur lojtarin ne fjale duke bere te mundur qe ai te aktivizohej pa perfunduar denimin prej pese javesh. Nje gje te tille e ka pohuar dhe Ilir Shulku pergjegjes per mbarevajtjen e garave. “Lojtari eshte falur nga Komiteti Ekzekutiv dhe eshte aktivizuar ne loje. Ketu nuk ka asnje shkelje te rregullores dhe asnje gabim teknik sic pretendon skuadra e Vllaznise”. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3137 |