Bakaj: Me gola te falur nuk vlen kepuca e arte | ||||
|
Sulmuesi i Dinamos Elis Bakaj prej shume javesh qendron ne vendin e pare ne listen e golashenuesve. 13 gola ka realizuar Bakaj por ai prej shume ndeshjesh ka harruar rrugen drejt golit. Sulmuesi komenton gjendjen e bluve ne javet e fundit por flet dhe per ndeshjet e shumta ku eshte tolerur dhe golat e pamerituar qe kane shenuar ata qe e konkurojne ne garen per te marre trofeun e kepuces se arte. “Ne e kemi ulur ritmin ne javet e fundit, sepse titullin pothuajse e kemi siguruar, na mungon vetem ta bejme kete matematikisht. Skuadrat me te cilat jemi ndeshur kane perfituar, por une vete nuk jam nga ata qe dua te perfitoj e te marr si shkembim gola qe nuk i meritoj. Te gjithe golat e mi i kam shenuar me djerse dhe keshtu do te vazhdoj edhe ne te ardhmen. Kur ndeshjet ishin te verteta, une kam shenuar dhe kam qene i shkeputur nga te tjeret. Ata jane gola qe nuk mi ka falur kush. Keshtu si po shkojne gjerat nuk me intereson me trofeu i kepuces se arte”, eshte shprehur Elis Bakaj. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3571 |