HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 05 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Dinamo-Laci 2:4
nga AlbaniaSoccer   E premte, 30 Prill 2010 16:40   pdfShtypEmail

Laci_-_DinamoDinamos nuk i kane perfunduar ende dhuratat !?

Kampionia e Shqiperise, Dinamo ka pesuar humbjen e rradhes ne javen e XXXI te Kategorise Superiore. Mesa duket bluve ende si kane mbaruar dhuratat. Nje ndeshje e luajtur ne temperature te larte dhe ne pranine e shume pak tifozeve shumica e te cileve kishin ardhur nga Laci kjo perballje nuk u ngjiste as ne nivelin mesatar.

Skuadra e Stavri Nices mund te ishte ndeshkuar qe ne minuten e pare, por fatmiresisht topi i gjuajtur prej Bakajt ka perfunduar vetem pak centimetra larg portes se Llanit. Nga ky moment Lacianet shikojne me shume ne drejtim te portes se Kotorrit dhe ne minute e 29', pas nje krosimi te ardhur nga krahu i majte talenti shkodran qe kete sezone aktivizohet me Lacin, Erjon Vucaj ka shenuar golin e avantazhit me koke. Gezimi i miqve do te zgjaste vetem kater minuta pasi Sefa do te barazoje rezultatin ne minuten e 33'. Pjesa e pare do te mbyllej ne barazim.

Pjesa e dyte fillon me nga nje zevendesim per te dy skuadrat. Muca largon mbrojtesin Peqini dhe ne vend te tij aktivizon argjentinasin Sosa kurse nga kampi tjeter trajneri Nica largon Shazivarin dhe aktivizon Marashin. Ne minute e 57', do te jete i perhershmi Arlind Nora qe do te shenoj duke kaluar serish ne avantazh miqte nga Laci. Ne minute e 81', kapiteni Pisha shkakton faull ndaj Nores dhe arbitri kryesor Kridens Meta akordon njembedhjetemetersh dhe ndeshkon me karton te verdhe kapitenin dinamovit. Gjirokastriti merr persiper ekzekutimin nga pika e bardhe dhe shenon golin e trete dhe te dytin personal te tij ne kete ndeshje ne minuten e 82'. Dy minuta me vone Nora largohet nga fusha e lojes duke merituar duartrokitjet e tifozeve te mberritur nga Laci duke ja lene vendin Jushit. Ne te 87', do te jete i sapofuturi Jushi qe do te shenoje golin e  kater. Nje minute me vone mbrojtesi Malota do te ngushtoje rezultatin ne 2-4. Me kete fitore skuadra Laciane eshte barazuar me pike me skuadren e Tiranes ne kuoten e 48-pikeve duke ndare vendin e trete dhe te katert ndermjet tyre.

Dinamo: Kotorri, Pisha, Vila, Shafa, Malota, Peqini (46’ Sosa), Punticani, Allmuca (72’ Imami), Bakaj, Diop (54’ Timpanaro), Sefa,

Trajner: Shkelqim Muca

Laci: Llani, Brahja, Mustafaraj, Cela, Limani, Veliaj, Nino, Vucaj,Kaja, Shazivari (46’ Marashi),  Nora (84’ Jushi)

Trajner: Stavri Nica

Shenuese: Sefa 33’; Malota 88’/Vucaj 29’; Nora 57’; 82’(P); Jushi 87’

Kartona te Verdh: Arjan Pisha

Arbiter: Kridens Meta

Enea Shtrepi




busy
komente