Kategoria Superiore/ Besa-Tirana 1:1 | ||||
|
Besa dhe Tirana jane ndare ne nje barazim qe mesa duket eshte pranuar nga te dy skuadrat. Te dy ekipet nuk kane shkuar me shume se rezultati 1-1 duke marre nga nje pike qe me teper i ka vlejtur kavajasve. Tirana pas ketij takimi ka leshuar serish vendin e trete dhe ka kompromentuar pozitat ne tabelen e klasifikimit. Laci ka parakaluar kryeqytetasit pasi i ka barazuar me pike, por golavarazhi ne ndeshjet direkte avantazhon kurbinasit. Ne ndeshjen e sotme zhvilluar ne Kavaje,.ne pjesen e pare ka qene Tirana ajo qe ka sulmuar me teper por Besa eshte mbrojtur si duhet e nuk ka lejuar pesimin e golit. Ne te dyten, Tirana eshte terhequr pas ndersa kavajasit kane shenuar ne minuten e 83’ golin e avantazhit me ane te Xhafes qe pasi ka fituar nje 11-metersh e ka shnderruar ne gol po vete. Avantazhi nuk zgjat me shume se dy minuta dhe me pas Sebino Plaku arrin te barazoje rezultatin. Ne minutat e mbetura te dy skuadrat rrezikojne pak, duke lene te kuptohet se kane qene te kenaqura me piken e marre ne kete takim. BESA – TIRANA 1-1 Shenues: D.Xhafa 83 (p) / Plaku 85’ Besa: Shehi, Fagu, Arapi, E.Vrapi, Dragusha, Mihani, Mancaku (Hasalla 70’), Shkembi, Xhafa, Sinani (Shtini 70’), Cikalleshi (L.Vrapi 87’). Tr. Sh.Duro Tirana: Nallbani, Sina, Osmani, Abraham, Sefa (Karabeci 46’), Lila, Devolli, Muzaka, Muka, Plaku, Hajdari (Ahmataj 46’). Tr. S.Starova Gjyqtare: L.Jemini, R.Avdo (Tirane), R.Çokaj (Lezhe) Vezhgues: M.Shkembi (Shkoder) Kartona te verdhe: Mihani / D.Muka, Abraham Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3492 |