Miqesore/ Dinamo-Palermo 0-4 |
nga AlbaniaSoccer E diel, 01 Gusht 2010 19:52 |  |  |  | |
Ka perfunduar me rezultatin 4-0 per italianet e Palermos, miqesorja qe kampionet e Shqiperise kane zhvilluar gjate pasdites se sotme. Dinamo eshte mundur nga skuadra e Serise A, por ajo qe duhet theksuar eshte qe blute kane zhvilluar nje ndeshje te mire. Pjesa e pare ka nisur mire per Dinamon, por Palermo ka realizuar shume shpejt duke kaluar ne avantazh. Me pas ne minutat e mbetura te 45 minuteshit te pare, Dinamo ka rrezikuar disa here dhe ka qene e qarte ne lojen e saj. Ne pjesen e dyte, Elis Bakaj ka goditur traversen me nje goditje denimi dhe Vila i gjendur fare prane portes nuk ka mundur ta shtyje topin ne rrjete per te barazuar rezultatin. Pas ketij rasti, Dinamo e ka humbur perqendrimin dhe italianet kane arritur te realizojne edhe tre gola te tjere duke e kthyer kete takim ne nje goleade. Te dy trajneret e skuarave, me kalimin e minutave kane larguar titullaret nga fusha per ti lene vendin lojtareve me te rinj ne moshe. Per skuadren kampione te Shqiperise, miqesorja e zhvilluar sot pasdite, konsiderohet nje sukses pasi kishin perballe nje kundershtar luksi.
Enea Shtrepi
 |