Miqesore/ Dinamo-Real Sociedad 2-4 |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 04 Gusht 2010 22:59 |  |  |  | |
Kampionet e Shqiperise kane qene te pafat ne miqesoren e zhvilluar ne pasditen e te merkures, ne Austri kunder spanjolleve te Real Sociedadit. Dinamo ka qene ne avantazh deri ne minuten e 82’ por me pas ka pesuar tre gola ne harkun e kater minutave. Fillimisht ne pjesen e pare, ne minuten e 8’ spanjollet kane kaluar ne avantazh me ane te Llorentes por argjentinasi Martinena ka mundur te barazoje rezultatin ne minuten e 14. Ne pjesen e dyte, Dinamo ka mundur te kaloje ne avantazh me nje gol te realizuar nga mesfushori Gjergji Muzaka. Mesfushori ka shenuar ne minuten e 74’ dhe blute menduan se arriten te fitonin kete miqesore. Nuk ka ndodhur keshtu dhe fillimisht ne minuten e 82’ Agirretxe ka barazuar shifrat, me pas ne te 82’ Viguera ka kaluar spanjollet ne avantazh dhe ne te 88’ serish Agirretxe ka fiksuar rezultatin ne 4-2. Per Dinamon ka qene nje ndeshje mjaft e mire dhe stafi teknik dhe drejtuesit e bluve kane ngelur shume te kenaqur per ate cfare lojtaret treguan ne fushen e lojes.
Enea Shtrepi
 |