Vëzhgim / Kampionat i ri - Skeme e vjeter! | ||||
|
Kampionati shqipetar rifillon aty ku u mbyll sezonin e kaluar, tek dyshimet dhe dhuna. Tifozat e vertete e prisnin me padurim fillimin e kampionatit por fatekeqesisht sezoni 2010-11 e ka hedhur siparin e tij si mos me keq. Ne ndeshjen mbyllese te javes se pare viheshin kunder dy ekipe te rendesishme te kampionatit tone. Besa vendase vinte si fituese e Superkupes dhe karshi kishte ekipin e Skenderbeut qe nga te gjitha anet jepet si nje pretendente serioze per titull ne baze te merkatos qe kane bere drejtuesit e saj. Siç pritej ekipi mik nga Korça imponoj lojen e vet dhe arriti te kalonte ne avantazh ne fund te pjeses se pare me ane te mbrojtesit Markoviç. Ky avantazh qendroj deri ne minuten e 85-te kur nje inkursion i Cikalleshit ne zonen korçare ndalet nga nje mbrojtes me nje nderhyrrje qe ngjalli diskutime po qe per albitrin Albano Janku ishte gjithqka e rregullt. Ne kete moment ndeshja mbaroi pasi fusha e blerte u kthye ne nje arene lufte dhe u mbush me gure, çakmake, shishe apo edhe celulare te hedhur ne fushe nga tifozat vendas ne drejtim te treshes gjykuese. Tentativat e shumta per te rifilluar ndeshjen deshtuan perballe furise se tifozave kavajas dhe pas me shume se 15 minutash kryesori Janku dekretoi perfundimin e ndeshjes.Veprime te tilla naturisht qe duhen denuar dhe nuk jane shprehje e qytetarise kavajase por duhen analizuar edhe faktet qe quan ne kete rebelim (te pa drejte) te tifozerise vendase. Motivi i pare eshte mosakordimi i penalltise por qe i vetem nuk mund te jete nje justifikim per ato sjellje te turpshme qe vetem sa ja ulin vlerat futbollit shqipetar. Nje tjeter problem eshte mos-siguria ne stadjumet shqipetare, dukuri e zakonshme. Ne stadjumin Besa ishin te pranishem shume police por asnjeri nuk arriti te ndalte sadopak zemerimin e tifozerise verdhezi biles disa nga tifozat gjuanin me sende te forta ne drejtim te fushes nen vezhgimin e e ruajtesve te rendit. Keto fakte duhen shqyrtuar nga organizmat kompetente qe te gjehet nje zgjidhje per sherimin e kangrenes qe ka perfshire futbollin shqipetar i cili ne keto kushte do te shkoje drejt vdekjes sportive. Sezoni i kaluar u mbyll me dhune dhe me humbjet e Dinamos dhe ne te njejten menyre u hap edhe ai i riu. Kel Naraçi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4462 |