Skuadra korcare e drejtuar nga trajneri Shkelqim Muça ka arritur fitoren e dyte rradhazi ne kampionat duke e kryesuar ate me pike te plota sebashku me Flamurtarin.
Ndeshja eshte zhvilluar ne nje fushe te mire dhe ne nje klime te fresket. Kjo ka lejuar lojtaret e te dy skuadrave qe te zhvillojne nje ndeshje te bukur. Futbollistet kane vrapuar shume duke krijuar mjaft raste shenimi. Tifozet e shumte te pranishem ne kete ndeshje qe i kalonin 4-mije tifoze kane ngelur te kenaqur nga ritmi lojes. Korcaret kane qene me kerkues per te gjetur golin dhe ja kane arritur vetem ne minuten e 23-te, me ane te argjentinasit Rafael Sosa. Ai i ndihmuar dhe nga pasiguria e portierit Rizvani ka shenuar golin e avantazhit duke ngritur peshe tifozerine e shumte korcare te ardhur ne qytetin e Pogradecit. Bardhekuqte nuk i ndalen sulmet e tyre madje i shtuan per te kerkuar golin e dyte dhe te sigurise. Miqte nga durresi jane munduar te kunderpergjigjen me kundersulme, por pa mundur dot ta vene ne prove serioze gardianin e Skenderbeut, Orges Shehi. Pjesa e pare perfundon me fitoren minimale te korcareve 1-0. Pjesa e dyte fillone me zevendesim per Teuten. Trajneri Edi Martini largon Flamur Tairin dhe aktivizon Orijon Xhemalaj. Ne minuten e 50-te, i sapofuturi Xhemalaj gjuan forte brenda zones, por jashte. Futbollistet korcar shtojne sulmet e tyre drejt portes durrsake dhe duhet te vinte minuta e 70-te, ku nje tope i goditur nga sulmuesi Brkiç do te prekej me dore nga mbrojtesi Hoxha dhe arbitri Meta do te akordonte njembedhjetemetersh dhe karton te kuq per lojtarin e Teutes. Kapiteni Shkembi merr persiper ekzekutimin e penalltise dhe shenone duke ngritur shifrat ne 2-0. Ne minuten e 74-ter, djemte e detit kishin gjithe mundesite per te shkurtuar rezultatin. Endri Vrapi ndeshkohet me karton te verdhe pasi ka shkaktuar nje faull ndaj Kalotit i cili ka fituar dhe penallti. Kaloti merr persiper goditjen nga pika e bardhe, por topi i gjuajtur prej tij pritet nga Shehi. Deri ne perfundim te ndeshjes rezultati do te mbetej i pandryshuar. Skenderbeu: Shehi, Markovic, Vrapi, Dragusha, Fagu (76’ Ristovski), Sefa, Biskup (82’ Vishaj), Sosa, Bratic, Brkic, Shkembi (85’ Jolic) Trajner: Shkelqim Muça Teuta: Rizvani, Sheta, Nina, Rustem Hoxha, Altin Hoxha, Doci, Tairi (46’ Xhemalaj), Hoti, Kaloti, Cota (72’ Tafili), Frasheri (62’ Pepa) Trajner: Edi Martini Shenues: Rafael Sosa 23’, Bledi Shkembi 71’ Kartona te verdhe: Endri Vrapi 74’/Xhevit Kaloti 20’, Flamur Tairi 40’, Erjon Hoti 48’, Erlis Frasheri 61’ Karton i kuq: Altin Hoxha 70’ Arbiter: Kridens Meta Tifoze: 4000 Minutat me pikante te ndeshjes: Minuta e 90+3: Perfundon ndeshja me fitoren e paster te Skenderbeut 2-0. Minuta e 90: Arbitri kater akordon tre minuta shtese. Minuta e 85: Largohet kapiteni Shkembi dhe futet ne loje blerja me e re e korcareve Jolic. Minuta e 82: Trajneri Muca bene dhe zevendesimin e dyte. Largohet Biskup dhe aktivizohet Vishaj. Minuta e 76: Largohet Erbim Fagu dhe aktivizohet Ristovski. Minuta e 75: Kaloti gjuan nga pika e bardhe, por Shehi prete duke ruajtur porten e tij te paprekur. Minuta e 74: Endri Vrapi ndeshkohet me karton te verdhe pasi ka shkaktuar nje faull ndaj Kalotit i cili ka fituar dhe penallti. Minuta e 72: Largohet Cota dhe aktivizohet Tafili. Minuta e 71: Shkembi ekzekuton dhe shenone golin e dyte per Skenderbeun. Minuta e 70: Arbitri Meta ndalon lojen dhe akordon njembedhjetemetersh dhe largon me karton te kuqe Altin Hoxhen. Minuta e 70: Brkic gjuan dhe topi i tij ndalet me dore nga Altin Hoxha. Minuta e 68: Bratic ndeshkohet me karton te verdhe pas nje faulli ndaj kapitenit te Teutes Doci. Minuta e 63: Soza kroson per Brkic i cili gjuan ne rreshkitje, por pa mundur dot te shenoje. Minuta e 62: Largohet Frasheri dhe ne vend te tij aktivizohet Pepa. Minuta e 61: Erlis Frasheri ndeshkohet me karton te verdhe pas nje faulli te shkaktuar ndaj Markovicit. Minuta e 59: Kapiteni korcar Shkembi i vetem me portierin Rizvani nuk ka mundur dot te shenoje. Minuta e 56: Nje krosim i Docit nga krahu i majte prek shtyllen e siperme te Shehit dhe perfundone jashte. Minuta e 55: Jetmir Sefa gjuan nga jashte zones, por topi perfundone jashte. Minuta e 50: Lojtari i sapo futur Orijon Xhemalaj gjuan forte brenda zones, por jashte. Minuta e 48: Erjon Hoti ndeshkohet me karton te verdhe pas nje nderhyrje te gabuar ndaj Sozes. Minuta e 46: Trajneri Martini bene zevendeismin e pare. Largone Flamur Tairin dhe aktivizone Orijon Xhemalaj. Minuta e 46: Fillone pjesa e dyte. Minuta e 45+4: Perfundon pjesa e pare me fitoren minimale te korcareve me rezultatin 1-0. Minuta e 45+3: Mbrotesi i Teutes shkakton faull ndaj Biskup ne hyrje te zones. Ekzekuton Sefa, por pret ne dy kohe Rizvani. Minuta e 45: Biskup gjuan, por jashte. Minuta e 45: Arbitri kater jep kater minuta shtese. Minuta e 40: Flamur Tairi behet i ndeshkuari i dyte per Teuten me karton te verdh pasi shkakton nje faull ndaj sulmuesit Brkic. Minuta e 35: Mbrojtesi Endri Vrapi demtohet dhe merr ndihmen mjekesore. Minuta e 29: Kaloti ka pasur nje mundesi te mire per te shenuar, por ka gjuajtur jashte. Minuta e 23: Rafael Sosa ka shenuar golin e avantazhit, duke perfituar nga nje pasiguri e portierit Rizvani. Minuta e 20: Kaloti ndeshkohet me karton te verdhe per mos respektim te distances ne mure. Kristo Zhidro
 |