Paulin Dhembi nuk falet, Apeli le ne fuqi vendimin | ||||
|
Mesfushori korçar i Beses Paulin Dhembi pak dite me pare apeloi vendimin e Komisionit te Disiplines me nje denim prej 3 ndeshjes pezullim, per fyerje te tifozeve. Ai kerkoi qe ky denim te pezullohej ose te ulej, por diten e djeshme Komisioni i Apelit e ka hedhur poshte kerkesen e tij duke lene ne fuqi vendimin e Komisionit te Disiplines. Kerkesa e tij eshte shqyrtuar diten e djeshme, dhe drejtuesit e Beses shpresonin qe lojtari i tyre te falej. Por kjo nuk ka ndodhur. Keshtu ai do t’i mungoje Beses ne 3 ndeshjet e radhes, duke filluar qe nga ajo e kesaj jave me Flamurtarin. Andi Kodra Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3995 |