Shkumbini / Stadiumi gati me 12 Shtator |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 04 Shtator 2010 15:56 |  |  |  | |
Stadiumi i qytetit te Peqinit prej me shume se 1 muaji vazhdon rikonstruksionin. Por punimeve po i vjen fundi. Vetem diten e djeshme eshte mbaruar pune me tapetin, teksa tashme ka çelur dhe eshte gati. Nderkohe qe rreth e qark fushes jane kryer punime, gjithashtu gjate ketyre diteve do te mbaroje edhe vendosja e stolave ne tribunen kryesore. Çdo gje pritet e te jete gati per superndeshjen Shkumbini – Skenderbeu me 12 shtator. Drejtuesit peqinas kane konfrimuar se dyert e stadiumit do te hapen per tifozet per kete ndeshje te javes se 3-te. Ndeshjen e pare te kampionatit ndaj Kastriotit, Shkumbini e zhvilloi ne Tirane. Kjo per shkak te punimeve ne stadiumin e Peqinit.
Andi Kodra
 |