Miqesore/ Kamza – Besa 0-1 |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 04 Shtator 2010 20:51 |  |  |  | |
Besa ka fituar miqesoren e dyte radhazi brenda pak diteve, kesaj here ndaj ekipit te Kategorise se Pare, Kamzes. Kjo ndeshje u zhvillua ne fushen sportive te Kamzes, nderkohe qe verdhezinjte e Duros ishin superiore ne pjesen me te madhe te lojes. Gjate ketij takimi u aktivizuan shumica e lojtareve qe tek Besa kane qendruar ne stol. Ata nuk kane zhgenjyer aspak. Nje nder ta ishte edhe Ariel Shtini i cili shenoi golin e vetem te ketji takimi ne minuten e 63' te ndeshjes. Kamza zhvilloi nje ndeshje te mire, dhe arriti qe t’i beje rezistence Beses, por jo deri ne fund. Mbas kesaj fitoreje kavajasit i kane dhene fund miqesoreve ne kete periudhe pushimi, dhe presin ndeshjen e radhes ndaj Flamurtarit ne kampionat.
Andi Kodra
 |