HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Besa-Teuta nje derbi per t’ju larguar fundit te tabeles
nga AlbaniaSoccer   E martë, 14 Shtator 2010 22:32   pdfShtypEmail

besa-teutaBesa dhe Teuta kete fundjave do te perballen me njera tjetren ne nje takim qe do te zhvillohet ne Kavaje. Te djelen, te dyja skuadrat do te kerkojne ti largohen fundit te tabeles, aty ku jane pozicionuar me vetem nje pike te grumbulluar. Per Besen kjo do te jete nje mundesi e mire per te ngjitur disa shkalle ne tabelen e klasifikimit dhe trajneri Shpetim Duro ka shume besim qe skuadra e tij do te mund te marre tre pikeshin e pare. Ne krahun tjeter, trajneri i Teutes Edi Martini do te provoje te beje surprizen ne Kavaje por e ka pranuar qe per te dhe skuadren e tij do te jete shume e veshtire. Beses do ti mungojne serish dy lojtare te rendesishem, Semir Haxhibulic i demtuar dhe Paulin Dhembi qe kete jave perfundon pezullimin 3-javor te marre nga Disiplina.

Enea Shtrepi


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit