Bylis/ Shkarkohet trajneri Ilir Spahiu | ||||
|
Gjate dites se premte, presidenti i Bylisit Besnik Kapllnaj ka shkarkuar trajnerin Ilir Spahiu. Shkak per kete vendim kane qene rezultatet e dobta te skuadres ne tre javet e para te kampionatit. Tre ndeshje dhe tre humbje per ballshiotet ne kete fillim sezoni, kane detyruar presidentin Kapllanaj te largoj trajnerin Spahiu. Gjithashtu, mesohet se prane stolit te Bylisit eshte nje trajner maqedonas shume i njohur, emrin e te cilit pritet qe Kapllanaj ta beje publik ne oret ne vazhdim.
Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3922 |