HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Luis Manuel Blanco: Lojtaret e mij respektojne cdo kundershtar
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 18 Shtator 2010 17:51   pdfShtypEmail
luis_manuel_blancoTrajneri Argjentinas pas perfundimit te takimit qe skuadra e tij Dinamo fitoi me Shkumbinin u shpreh shume i kenaqur per fitoren dhe menyren se si ekipi i tij luajti. "Jam shume i kenaqur me rezultatin e ndeshjes dhe gjithashtu me lojen e djemve. Luajtem mire dhe administruam avantazhin pa rrezikuar shume. Ajo qe me pelqeu me shume ishte loja me 1 ose dy takim qe djemte bene gjate gjithe ndeshjes. Nuk ishte e thjeshte te merrnim keto 3 pike sepse cdo ekip kur luan kunder kampiones ne fuqi motivohet me shume. Per me teper qe ne kampionatin sqipetar ka shume lojtare te mire dhe trajnere qe dine ti rreshtojne ne fushe. Cdo ekip mund ta veri Dinamon ne veshtiresi por ne ditem te administronim lojen me shume inteligjence dhe me perkushtim ndaj skemave qe kemi. Nje tjeter veti e lojtareve te mij eshte qe ato respektojne qdo kundershtar dhe nuk hyjne ne fushen e lojes me mendimin qe e kane te fituar ndeshjen pa e luajtur", u shpreh ish kampioni i Botes per mediat.

Kel Naraçi

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit