Kategoria Superiore / Bylis - Kastrioti 1-0 |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 25 Shtator 2010 19:17 |  |  |  | |
Ne nje stadium te boshatisur plotesisht nga tifozat skuadra e Bylis ka fituar takimin me Kastriotin 1-0 dhe njekohesisht trajneri maqedonas Nikolla Ilievski e ka filluar aventuren Ballshiote me fitore.Mes reshjeve të shiut, pa praninë e tifozave,Nikolai Ilievski arrin tia dalë mbanë në Ballsh. Skuadra vendase pati epersi te plote gjate gjithe takimit dhe e meritoi fitoren. Ndeshja u pershkrua nga rreshjet e vazhdueshme dhe u luajt ne nje terrente renduar por qe nuk e pengoje aspak skuadren vendase qe te zhvilloje nje loje te mire organizuar. Nderkohe qe ne pjesen e pare, vendasit nuk munden te rrezikonin dhe shenonin me gjithe rastet e krijuara nga sulmuesit Guy, Xhafaj e Dimo, ne pjesen e dyte trajneri Maqedonas hodhi ne ndihme te sulmit edhe mesfushoret e krahut te shtyre perpara nga mbrojtesit e krahut, ku nuk munguan edhe kroset e shumta dhe te rrezikshme drejt portes. Ne nje aksion te tille, Letonezi Bezubovs pasi manovron shpejte dhe bukur ne hyrje te zones se rreptesise, duke vazhduar depertimin e tij pason sakte tek kapiteni Dimo i cili i jep avantazhin skuadres vendase dhe njekohesisht fitoren, pasi me te gjitha mundesite e mepasshme te Kastriotit rezultati perfundimtar nuk ndryshoi. merite ka edhe portieri Stivi Frasheri qe ne debutimin e tij beri disa pritje te rendesishme. Kastriotit pas golit ne nje moment i erdhi ne ndihme edhe shtylla pingule pas gjuajtjes se Guy. Me kete rezultat Bylis arrin fitoren e pare ne kete kampionat.
Kliko per skeden e ndeshjes
Alban Kondo
 |