Kategoria Superiore / Besa-Vllaznia 0-1 | ||||
|
Trajneri Daiu do të hidhte në fushën e lojës një skuadër sulmuese duke aktivizuar gjtihashtu Dos Santos dhe Shtinin. Ndërsa Vllaznia nga krahu tjetër tregohej racionale dhe nuk ushtroi një presion të dukshëm mbi Besën, megjtihëse kishte një lojtar më shumë. Trajneri Radonjiç do të mundohej të forconte mesfushën me Belishën dhe Shtubinën, për ta vënë më shumë në ëvshtirësi Besën. Në minutën e 58-të Sinani do të jepte një assist brënda zonës për Shtubinën, i cili edhe pse i kishte të gjitha mundësitë, nuk arriti të godasë. Besa në krahun tjetër me anë të kundërsulmeve dhe shpejtësisë së Dos Santos përpiqej të rrezikonte, por pa rezultat. Sulmuesi Sinani vazhdon ofensivën e tij teksa në të 65-ën do të jepte goditjen e parë personale, në një gjuajtje të fortë drejt portës, por Bakaj do të grushtojë fluturimthi. Mbas këtij moment Kaçi do të merrte një assist nga Sinani dhe do të dilte i vetëm me Bakajn, por do të godiste mjaft keq duke shpërdoruar. Besa ishte në vështirësi, megjithatë vazhdonte ende të rezistonte. Mbas disa sulmesh rresht të Vllaznisë kundërpërpgjigjet Besa me anëtë Mihanit në të 70-ën. Ai do të ekzekutonte bukur nëj goditje dënimi duke goditur fort drejt portës, por portieri shkodran grushton në vështirësi. Teksa po luheshin minutat e fundit, në të 81-ën, Sinani do të jepte goditjen “vdekjeprurëse” për Besën, duke e dërguar topin në trekëndëshin e mbrojtur nga Bakaj. Ky ishte goli i fitores për Vallzninë, ndërsa në minutat e mbetura nuk ka shumë histori.
Besa : Bakaj, Tragaj(Shtini 61’), Ferizoviç, Jakupi, Lazerevski, Mihani, Pocci, Dhëmbi(Dos Santos 57’), Cikalleshi, Semir Haxhibuliç (Osmani 37’), Sead Haxhibuliç Trajner : Përparim Daiu Trajner : Mojash Radoniç Kartona të verdhë: Cikalleshi / Vajushi, Sinani, Smajli, Gocaj, Nimani Karton i kuq: Cikalleshi Gjygjtarë : Enea Jorgji(Elbasan), Gerard Qirici(Tiranë), Rezart Zhuli (Gjirokastër)
Altin Kodra Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3496 |