Erjon Hoti : Në Lac nuk fitonte as Barcelona | ||||
|
Mesfushori shkodran i cili luan me skuadrën e Apolonisë është shprehur shumë i indinjuar me lojën e rëndë që kanë bërë kolegët e tij Lacianë. Ai këtë ndeshje është detyruar ta lejë në mesë pasi ndaj tij është ndëhyrë shumë ashpër nga ana e Veliajt. Hoti për Albaniasoccer.com ka thënë se : “Në Lac nuk fitonë as Barcelona. Në gjithë karrierën time s’kisha parë dhe mos pafsha më një lojë të atillë futbolli. Po i luteshim Zotit të gjithë si skuadër të dilnim shëndoshë e mirë nga fusha, por ja që mua s’mu realizua dëshira. Lacianëve nuk ju interesonte topi, por vec këmbët tona. Kur nuk ishte në gjëndje që ta arbitronte me drejtësi Albano Janku këtë takim, imagjinojeni sikur të ishte një arbitër i ri, o Zot o Zot, cfar kasapane do të bëhej. Një urimë kam për të gjithë skuadrat e Superligës, Zoti ju ruajtë kur të shkoni në Lacë…..†“Pas rezonancës manjetike të kryer në nje klinikë në Tiranë doli që kam carje të miniskut, por jo në gjëndje të rëndë, por që gjithsesi kërkon një ndërhyrje kirugjikale. Akoma nuk kam vendosur se ku do të shkojë pasi dhe drejtuesit e klubit po merren me dëmtimin tim dhe janë interesuar për të shkuar  në Serbi ose Maqedoni. Kisha shtatë vjet që nuk shkelja në Lac, dhe kur shkela mora këtë dhuratë të bukur†, ka përfunduar prononcimin e tij për Web tonë mesfushori Erion Hoti. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4228 |