Skenderbeu ka shperthyer ne goleade kunder Kastriotit. Tre gola te Mlladen Brkic, nje i shenuar nga Jolic e nje tjeter nga Soza kane kthyer ne feste 90-minutat e luajtura ne mesdite ne qytetin e Korces. Skenderbeu ka zhbllokuar rezultatin me nje gol te Jolic qe ka qene i vetmi i pjeses se pare. Ne te dyten, fillimisht Soza dyfishon rezultatin dhe me pas do te vije tripleta e Mlladen Brkic qe nuk kishte shenuar asnje gol ne shtate javet e para te kampionatit. Duhet theksuar se kapiteni Blendi Shkembi ka dirigjuar lojen e korcareve e se bashku me Sozen kane qene ata qe kane krijuar dhe prodhuar mundesi te panumerta per gola te tjere, qe ne fund mbeten te pashfrytezuar. Ne minuten e dyte shtese, Enkel Alikaj ka shenuar golin e flamurit per Kastriotin.
Enea Shtrepi Skenderbeu 5 Kastrioti 1
Shenues: 14’ Joliç, Soza 49’, Brkiç 63’(p), 77’, 86’ / Alikaj 90’ +2
Skenderbeu: Shehi, Fagu, Vrapi, Bici, Ristovski, Biskup (80’ Asllani), Bratiç, Shkembi, Soza (85’ Topulli), Joliç (74’ Aksentiev), Brkiç. Tr. Shkelqim Muça Kastrioti: Halili, Caca, Leci, Kalari (67’ Djarmati), Shameti, Ragipoviç, Turdiu, Alvizh (81’ Zore), Muçollari, Tepshi (52’ Alikaj), Babiç. Tr. Ramadan Ndreu Gjyqtare: E.Peza, G.Qiriçi (Tirane), F.Elezi (Durres) Kartone te verdhe: Bratiç / Muçollari, Turdiu, Leci
 |