Flamurtari ka marre nje tre pikesh te vuajtur ne shtepi kunder Lacit. Ka mjaftuar nje gol i mesfushorit Julian Ahmataj me goditje denimi ne minuten e 20’ per te fiksuar fitoren e vlonjateve ne kete takim. Te dyja skuadrat pas ketij momenti kane tentuar te rrezikojne por goli ka munguar. Kurbinasit kane treguar me teper deshire ne pjesen e dyte per te gjetur golin e barazimit dhe Hysa i futur ne fushe ne minuten e 70’ ka qene mjaft i rrezikshem ne disa raste, por mbrojtja e Flamurtarit ka neutralizuar rrezikun. Ne fund Flamurtari ka marre tre pike te vlefshme duke ruajtur vendin e trete ne tabelen e klasifikimit me pike te barabarta me Skenderbeun.
Enea Shtrepi Flamurtari 1 Laci 0
Shenues: Ahmtaj 21`
Flamurtari: Spaho, Sakaj, Brahja, Veliu, Ahmataj, Lena, Devolli, Zeqiri (67`Licaj). Shehaj (55`Begaj), Bajevski, Progni (75` Kuqi). Trajner Gugash Magani Laçi: Vashaku, Kastrati, Rexha, Boljan, Doku, Kaja (70` Hysa), Silvo, Zefi (40` Mile), Mustafaj (46` Shazivari), Marashi, Selimi. Trajner Stavri Nica Gjyqtare: K.Meta (Tirane), P.Puto (Gjorokaster), E.Barushi (Tirane) Kartone te verdhe: Sakaj / Selimi
 |