Kategoria Superiore / Shkumbini - Tirana 1-3 | ||||
|
![]() Pjesa e parë nisi shpejt dhe me një vrull të madh nga ana e ekipit peqinas. Sulmet e para i realizuan vendasit, ndëkrohë që Tirana nuk kishte dalë ende në lojën e saj. Goli i parë erdhi shpejt ku mbrojtësi Grizha në minutën e 16-të, pasi mori një pasim nga Kuli brenda zones goditi saktë dhe dërgon topin në rrjetë. Ky gol shton entuziazmin në rradhët e Shkumbinit. Ekipi bardheblu tronditet pak psikologjikisht megjithatë nuk dorëzohet aspak. Reagimi i Tiranës ishte i dobët dhe sulmi nuk ishte i rrezikshëm. Shkumbini vazhdoi që të ushtronte preison dhe të administronte lojën në pjesën e parë. Për Tiranën rrezikoi Abazaj në një goditje me kokë në minutën e 25-të, por nga ana tjetër Shkumbini kërkonte golin e dytë. Deri në fund të pjesës së parë loja ishte e fortë dhe e ekuilibruar. Ndërkohë që në pjesën e dytë gjtihccka mori një kthesë krejt tjetër. Tirana dukej sikur kishte ardhur nga dhomat e zhveshjes me një tjetër energji dhe freski në lojën e saj. Ndryshimet taktike të trajnerit Dede bënë efektin e duhur. Në minutën e 58-të erdhi goli i barazimit nga i përhershmi Pero Pejic. Brënda zonës ai goditi saktë duke u treguar më i shkathët se mrbojtësit peqinas dhe duke barazuar rezultatin. Ky gol e beri me krahë Tiranën e cila morri nën kotnroll frenat e lojës. Peqinasit megjithë dëshirën e tyre nuk po finalizonin sic duhet aksionet e tyre. Goli i dytë i Tiranë nuk vonoi dhe në minutën e 70-të iahte Zizovic i cili kalon në avantazh ekipin e tij. Mbasi u fut bukur brënda zonës lojtari bardheblu goditi bukur tokazi dhe e dërgon topin aty ku Kotorri nuk mund të bente asgjë. Goli i dytë nxit reagimin e ekipit peqinas që hidhet në sulm për të kërkuar golin e barazimit. Tirana në avantazh vendos të tregohet me racionale dhe khehet në mrbojtje. Por golat në këtë ndeshje nuk kishin përfunduar ende. Trajneri Dede hedh në fushë të riun Tushe I cili tregon talentin e tij të vecantë. Në minutën e 80-të mbasi merr një top në gjysëmfushën e Shkumbinit, ai arrin që të shmangë plot 4 lojtarë peqinas, futet brënda zonës dhe arrin ta dërgojë topin në rrjetë. Një gol alla-Mesi, ndërkohë që Tirana ndjehet e sigurtë me këtë rezultat. Në minutat e mbetura sulmet e Shkumbinit në kërkim të golit duken të dëshpëruara. Edhe pse përpjekjet vazhduan Shkumbini nuk e ndryshoi dot rezultatin. Tirana arrin me zgjuarsi të marrë tri pikë shumë të vlefshme, ndërsa Shkumbini rikthehet në identitet. Kliko ketu per skeden e ndeshjes Andi Kodra Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4181 |