Dinamo eshte ndalur me ne fund. Per ta bere kete ka menduar Laci qe ka mundur te barazoje ne Qemal Stafa, 3-3 me kampionet. Kater gola te shenuar ne pjesen e pare dhe dy te tjere ne te dyten kane bere qe per 90 minuta te luhej nje futboll i bukur. Dinamo ka gjetur avantazhin me Vilen qe ka derguar me koke topin ne rrjete vetem pas tete minutash. Miqte pergjigjen ne minuten e 28’ me ane te sulmuesit Mile qe gjuan nga jashte zones e barazon rezultatin. Vucaj ne minuten e 32’ perfiton nga nje gabim i mbrojtjes dhe portierit Hoxha dhe me porte te boshatisur shenon golin dyte per Lacin. Me pas Bakaj perfiton nga nje grushtim i gabuar i Vashakut e prane portes shenon golin e barazimit. 2-2 perfundon pjesa e pare. Dinamo gjate 45-minutave te para qarkulloi me teper topin ndersa kurbinasit tentuat te kundersulmojne.
Ne pjesen e dyte te dyja skuadrat provojne te gjejne golin e avantazhit por te dyja mbrojtjet ndryshe nga pjesa e pare kur bene gabime te shumta, arrijne te mbahen. Kjo nuk zgjat shume pasi Fatjon Sefa i rikthyer ne formacion gjen golin me nje goditje me koke. Sulmuesi kercen ne zone mbi te tjeret dhe shfrytezon nje krosim te Allmuces nga e djathta. Dinamo kryeson 3-2. Avantazhi zgjat vetem 2 minuta pasi per te barazuar rezultatin mendon Kaja dhe ai me koke pas nje goditje nga kendi ne minuten e 76’. Nga ky cast e deri ne fund asgje nuk ndryshon e te dyja skuadrat ndajne mes tyre nga nje pike. Enea Shtrepi Dinamo 3 Laçi 3 Shenues: Vila 8’, Bakaj 38’, Sefa 74’ / Mile 28’, Vucaj 32’, Kaja 76’ Dinamo: Hoxha, Putinçanin, Xhafa, Malakarne, Ambouret, Orelesi, Putincanin, Allmuça, Muzaka, Vila, Bakaj, Sefa. Trajner: L. Blanko Laçi: Vashaku, Kastrati, Buljan, Rexha, Shazivari, Kaja, Cavriç, Vucaj, Mustafaraj (Marashi 84’), Mile (Karaxhiç 93’), Hysa (Gega 87’). Trajner: S. Nica Gjyqtare: A.Janku, I. Tartari, E. Deraj (Tirane) Kartone te verdhe: Muzaka, Sefa
 |