HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Rekord kavajas, në 9-vjet 31 trajnerë !
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 08 Nentor 2010 18:04   pdfShtypEmail

besa_logoBesa me plot gojën mund të quhet një ndër ekipet që “ha” koka trajnerësh në Shqipëri. Në 9-vjet të epokës Bizhdili, Besa ka ndërruar trajnerin e saj plot 31-herë. Më jetëgjati ndër ta ka qenë Shpëtim Duro, i vetmi që ka drejtuar një sezon të plotë ekipin kavajas. Emrat më të njohur të trajnerëve që kanë drejtuar  Besën  fillojne që nga Faruk Sejdini, Ramadan Shehu, Ilir Shulku, Hasan Lika, Vasil Bici, Ilir Daja, Sulejman Starova, Shpëtim Duro dhe së fundi Gerdi Haxhiu. Të gjtihë këta emra kanë drejtuar së paku një herë ekipin kavajas, por ka patur edhe nga ata që janë rikthyer për të dytën herë. Spikasin gjtihashtu trajnerët kavajas Përparim Daiu,  Ilir Duro,  Abdyl Kuriu, Ylli Teliti dhe Ilir Biturku. I vetmi trajneri i huaj gjatë këtyre 9-viteve që ka dretjuar Besën ka qënë rumuni Silviu Dumitresku, një sukses i vërtet, por u largua në mënyrë misterioze duke mos lënë asnjë gjurmë.

Sezoni 2001-2002: Faruk Sejdini java 1-7, Edmond Gëzdari java 7, Saimir Dauti java 8-14, Ramadan Shehu java 20-24

Sezoni 2002-2003: Abdyl Kuriu java 1-4, Ramadan Shehu java 5-13, Astrit Sejdini java 14, Ilir Gjyla java 15-26

Sezoni 2003-2004: Edmond Zalla java 1-2, Faruk Sejdini java 3-18, Bajram Hushi java 19-36Sezoni 2004-2005:  Abdyl Kuriu java 1-7, Ilir Gjyla java 8-15, Ilir Duro java 16-22

Sezoni 2005-2006: Ilir Duro java 1, Agim Canaj java 2-14, Ilir Shulku java 15-29, Përparim Daiu java 30-36

Sezoni 2006-2007: Hasan Lika java 1-4, Përparim Daiu java 5-12, Vasil Bici java 13-32, Ylli Teliti java 33.

Sezoni 2007-2008: Silviu Dumitresku java 1-12, Iliaz Haxhia java 13 dhe nga java 27-33, Sulejman Starova java 14-26Sezoni 2008-2009: Iljaz Haxhia java 1-3, Ilir Daja java 4-21, Ilir Biturku java 22-33

Sezoni 2009-2010: Shpëtim Duro drejton 31 javë.Sezoni 2010-2011: Shpëtim Duro nga java 1-4, Përparim Daiu java 5-10. Gerdi Haxhiu i emëruar para startit të javës 11-të.

Andi Kodra


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit