Besa / Arrestohet Bizhdili, godet me send te forte arbitrin kryesor | ||||
|
Sapo ka perfunduar ndeshja Laci-Besa me fitoren e vendasve, presidenti i Beses Nexhat Bizhdili ka goditur arbitrin kryesor me nje send te forte sipas deshmitareve okular. Nuk eshte konfirmuar ende pasi nga drejtoria e policise kane dale dy lajme kontradiktore me njera-tjetren Ne te paren thuhet se presidenti i klubit kavajas ka tentuar te godase me tavull duhani arbitrin e ndeshjes, por qe nuk ka arritur ta godase ate pasi tavulla ka rene ne toke dhe eshte thyer pa i shkaktuar ndonje demtim arbitrit.Nderkohe qe ne te dyten thuhet vetem se mjeti i forte eshte nje telefon celular, dhe nuk permendet aspak nese gjyqtari kryesor eshte demtuar apo jo.Ai madje ka nxjerre dhe armen duke ofenduar e i bere presion xhaketave te zeza. Shkak per kete veprim te tij jane bere disa raste te dyshimta gjate 90-minuteshit, per te cilat presidenti kavajas ka qene i bindur se skuadra e tij po denohej me pa te drejte ne fushe. Laci ka fituar 1-0 me nje gol ne minuten e 90’ shenuar nga Shazivari. Pasi ka kercenuar me arme gjyqtaret, presidenti Nexhat Bizhdili eshte shoqeruar ne komisariatin e Policise,me pas eshte lene i lire. Kjo nuk eshte hera e pare qe Bizhdili behet personazh i dhunes ne stadiumet shqipetare. 4 vjet me pare ai gjuajti me kepuce gjyqtarin Bardhyl Pashaj pas ndeshjes Besa-Kastrioti, veprim ky qe u denua nga Komisioni i Disiplines ne ate kohe me vetem 100 mije leke gjobe Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4747 |