HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Elbasani-Flamurtari 1-2
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 15 Nentor 2010 00:28   pdfShtypEmail

flamurtariFlamurtari ka marre kryesimin ne Elbasan duke mundur vendasit me rezultatin 1-2. Duke perfituar dhe nga humbja e Dinamos ne Korce, vlonjatet kane arritur ne kuoten e 25 pikeve dy me shume se kampionet. Ne Elbasan, vendasit kane shenuar te paret dhe  pas nje rremuje ne zone Sakaj ka shtyre topin ne rrjete. Reagimi i Flamurtarit ka ardhur menjehere dhe fillimisht miqte kane rrezikuar me disa raste per te ardhur te goli i barazimit ne minuten e 31’. Xhafaj ka shenuar me koke duke shfrytezuar nje dalje te gabuar te Llanit, pas nje krosimi nga kendi. Vendasit e humbin qetesine dhe pa patur mundesi te reagojne pesojne nje tjeter gol. Xhafaj serish shfaqet i vetem me Llanin qe arrin ta largoje topin me koke. Topi i goditur prej tij perfundon te Ahmataj qe gjuan menjehere me saktesi nga nje distance e larget dhe shenon me porten e boshatisur. Pas kesaj vendasit bejne perpjejkje per te rrezikuar por pjesa e pare perfundon. Ne te dyten te dyja skuadrat krijojne mundesi shenimi por ne finalizim nuk tregohen te sakte. Flamurtari administron avantazhin dhe kundersulmon rrezikshem. Ne minutat e fundit Elbasani i shkon prane barazimit por Spaho grushton nje top te forte te goditur nga Hyshmeri. Kaq per kete takim dhe vlonjatet arrijne te fitojne ne Elbasan e tani i gezohen vendit te pare ne klasifikim.

Enea Shtrepi

ELBASANI 1
FLAMURTARI 2


Shenues: Çapja 14’ / Xhafaj 31’, Ahmataj 37’

Elbasani: Llani (Dushku 45’), Bello, Sulejmanoviç, Memetaj, Merxha (Ristevski 45’), Çapja, E.Dalipi, Hyshmeri, Idrizi (Gava 45’), Sadiku, Raboshta. Tr.K.Alimehmeti 
Flamurtari: Spaho, Grami, Brahja, Progni (Kuqi 60’),Veliu, Devolli, Lena, Bajevski (Shenaj 85’), Xhafaj, Ahmataj (Begaj 70’), Sakaj. Tr.G.Magani 
Gjyqtare: K.Meta, G.Koka, R.Çokaj (Tiranw)
Kartona te verdhe: Memetaj, Çapja, Raboshta / Brahja 40’, Kuqi 63’


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit