Mirel Josa: Barazim i kenaqshem | ||||
|
Trajneri i Vllaznise Mirel Josa ishte i kenaqur me rezultatin perfundimtar te takimit duke patur parasysh se sipas tij loja mund te ishte fituar edhe nga Bylis por edhe nga Vllaznia. "Barazimi i arritur ishte nje rezultat konkret, duke aptur parasysh sesi rrodhi loja, me këtë terren super të rënduar që nuk na la të shpreheshim si duhet. Patëm një farë presioni nga ekipi I Bylisit, por duhet të ishim treguar më të saktë në kundërsulmet tona dhe më të shpejtë në momentin e daljes në kundërsulm. Nuk është se skuadra luajti në kundërsulm, por në momente të veçanta na imponoi lojën Bylisi me vendosmërin e vet sidomos në krahët e mesit të fushës. Për mua qëndra e mesit fushës shkoi shumë mirë. Ne mund ta merrnim ndeshjen me rastet e pastra që na u krijuan, ashtu siç dhe mund ta humbisnim siç ishte fundi me golin off-side të akorduar nga arbitri. Por që s'mund të them që ishte I tillë apo jo pasi nuk kisha asnjë lloj mundësie nga pozicioni në të cilin ndodhesha që ta shikoja në ishte apo jo absajt, por topi I kthyer nga portieri di që e ka gjetur lojtarin e Bylisit në vend. Për mua morëm një pikë të vlefshme për skuadrën për luftën që bëri ekipi, për vendosmërine që tregoi në fushë. Megjithatë kemi gjëra për të rregulluar sidomos në cilësine kur ne marrim topin me këmbë. Kjo është një e metë mendoj e gjithë futbollit tonë. Pika e marre është tepër e vlefshme dhe do na nxisi më tepër vazhdimësine ne arritjen e objektivave qe kemi", perfundoi trajneri i Vllaznise prononcimin e tij per mediat. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3717 |