HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Flamurtari-Dinamo 3-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 21 Nentor 2010 19:25   pdfShtypEmail

Flamurtari_1Flamurtari ka poshteruar Dinamon ne Vlore duke fituar me rezultatin 3-1. Qe ne minuten e pare te ndeshjes Bajevski ka zhbllokuar rezultatin dhe ka ngritur ne kembe tifozerine vlonjate qe kesaj rradhe ishte e shumte ne numer. Kampionet shtangin nga ky disavantazh i shpejte dhe provojne te sulmojne por eshte e veshtire ti kalosh vlonjatet e Maganit. Martinena dhe Orelesi humbin dy mundesi te pastra shenimi dhe ate qe nuk e bejne ata e ben Daniel Xhafa. Ne minuten e 39’ vlonjati leshon nje gjuajtje fluturimthi dhe ngre ne kembe te gjithe te pranishmit ne stadiumin Flamurtari. 2-0 dhe vendasit shkojne te qete ne dhomat e zhveshjes.

Ne pjesen e dyte Dinamo provon te ngushtoje rezultatin ndersa Flamurtari kundersulmon rrezikshem.Sefa dhe Vila kane secili nga nje mundesi per te gjetur golin por tregohen te pasakte ne momentet e fundit. Xhafa shenon ne minuten 71’ dhe hipotekon fitoren per vlonjatet. Ne minuten e 78’ Elis Bakaj realizon nje super gol nga nje goditje denimi ne nje distance prej 30 metrash. Me pas nuk ka histori te tjera dhe Flamurtari shkeputet nga ndjekesit dhe ruan vendin e pare ne klasifikim me 28 pike.

Enea Shtrepi


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit