HOT NEWS
E mërkurë, 22 Korrik 2026
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Taci prezanton trajnerin Cana
nga Klevis Bejkolli   E hënë, 28 Shtator 2009 22:08   pdfShtypEmail

agim_canaSot në orën 15:00’ në ambjentet e stadiumit “Gramozi” presidenti Mustafa Taci ka prezantuar para lojtarëve trajnerin e ri të skuadrës Agim Cana. Vetë Cana  i është drejtuar lojtarëve duke i thënë : “E pranova me kënaqësi ftesën e presidentit Taci për bashkëpunim. Uroj që të na eci mbarë dhe me punë dhe dëshirë do bëjmë të mundur të gëzojmë sportëdashësit e Ersekës duke arritur rezultate pozitive. Skuadra ka elementë të mirë në të cilët kam besim që do japin më të mirën e tyre. Duhet ta nisim me këmbë të mbarë që këtë të premte përballë skuadrës së Besës duke arritur të fitojmë”.

Në orën 15:30’ trajneri i sapo emëruar ka filluar punë. Në stërvitjen e parë me skuadrën ai ka zhvilluar  vrapime e lojra të vogla. Në stërvitjen që zgjati afërsishtë 80-të minuta kanë munguar Oliveres dhe Dos Santos të cilët janë të dëmtuar.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit