HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Kastrioti-Elbasani 3-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 11 Dhjetor 2010 23:00   pdfShtypEmail

kastrrioti-elbasaniKastrioti ka permbytur Elbasanin qe nuk di te kaloje krizen e rezultateve dhe qendron ne fund te tabeles. Ndeshja eshte zgjidhur shume thjeshte dhe vendasit kane shenuar tre here ne porten e ekipit qe ka fare pak mundesi te qendroje ne Superiore vitin tjeter. Ne fund te pjeses se pare Alikaj ka zhbllokuar rezultatin duke i dhene qetesine e nevojshme skuadres se tij para pushimit te ndeshjes. Ne pjesen e dyte Alvish ka dyfishuar rezultatin ne minuten e 57’ dhe ne te 59’ Babic ka shenuar golin e trete. Elbasani ka qene thuajse inekzistent ne fushe. Skuadra verdheblu nuk eshte stervitur gjate javes sepse kane qene ne bojkot per rrogat qe nuk kane marre. Zgjidhja e nje dite me pare beri qe Elbasani te shkonte me titullaret ne Kruje po vetem per te pesuar nje humbje dinjitoze. Golin e nderit per miqte e shenoi Dalipi ne minuten e 85’. Kastrioti me kete fitore ka shkuar ne 17 pike dhe renditet ne vendin e tete, ndersa Elbasani ndan me Besen vendin e fundit me 9 pike.

Enea Shtrepi


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit