HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Vllaznia-Skenderbeu 2-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 19 Dhjetor 2010 15:18   pdfShtypEmail

Vllaznia_festVllaznia ka permbysur disavantazhin e pjeses se pare dhe ka mundur Skenderbeun duke u afruar ne gare seriozisht per titullin kampion. Shkodranet kane besuar dhe i kane dhene kenaqesi maksimale tifozeve te shumte ne stadium. Skenderbeu eshte dorezuar ne Shkoder dhe ska mundur te barazoje me pike Flamurtarin e vendit te pare qe u mund ne Ballsh dje.

Pjesa e pare – Ne minutat e pare Vllaznia eshte me kerkuese ne fushe dhe Vajushi leviz mire ne zonen e kundershtareve. Topin e qarkullojne ne mesfushe vendasit por ne pasimin e fundit drejt Sinanit nuk jane te sakte. Ate qe nuk e bejne shkodranet e bejne miqte nga Korca. Soza pason per Jolic me koke dhe ky gjuan ne porte rrezikshem por topi prek shtyllen.  Vllaznia ngulmon ne sulm por sulmuesit e kane te veshtire te cajne qendren e mbrojtjes korcare me Bicin e Vrapin ne pozicion. Skenderbeu rrezikon me Bratic qe ne minuten e 32 dritheron Grimen dhe Loro Boricin me nje gjuajtje brenda zones.  Me pas Vajushi ne minuten e 34 i shkon afer golit me nje parabol por Orges Shehi ben mrekulline duke e prekur topin sa per te mos e lejuar te shkoje ne porte. Nuk shenon Vllaznia por e ben Skenderbeu. Ne minuten e 35 Fagu kroson ne zone dhe Soza me koke shenon golin e avantazhit. Kuqeblute shokohen dhe e kane te veshtire te reagojne. Soza ne minuten e 40 del i vetem me Grimen por se con dot topin ne porte. Mbyllet pjesa e pare.

Pjesa e dyte- Ne pjesen e dyte Vllaznia eshte hedhur e gjitha ne sulm ndersa Skenderbeu mendonte me shume per mbrojtjen . Goli ska vonuar dhe ne minuten e 60 Ilir Nallbani ka bere nje super gol nga 20 metra.  Skenderbeu reagon dhe me Jolic godet shtyllen. Kaq per miqte dhe ne minuten e 70 Sinani pason per Vajushin por Fagu duke dashur ta largoje topin nga porta e dergon ate ne rrjete. Vllaznia kalon ne avantazh dhe tifozet shkodran festojne. Vendasit admistrojne rezultatin dhe vonojne lojen. Muca fut ne fushe Brkic po as kjo nuk ndryshon gje. Jolic me koke gati sa nuk barazon por pret Grima. Ne fund nuk ndryshon asgje dhe Vllaznia fiton.

Kliko per skeden dhe komentin e plote

Pirro Nika


busy
komente