Kategoria Superiore / Besa - Shkumbini 2-1 | ||||
|
Ndeshja filloi mire per Besen e cila sulmoi teper rrezikshem me ane te Dos Santos ne krahun e djathte. Shpejtesia e ketij lojtari ishte e paperballueshme per mbrojtesit peqinas te cilet nuk munden ta ndalnin. Ne minuten e 12-te Cikalleshi pason bukur ne te djtahte, e Dos Santos mbasi merr topin futet bukur ne zone dhe godet fort duke mposhtur Kotorrin qe edhe pse e preku topin nuk mundi ta ndale. Ky gol i shpejte i jep zemer Beses nderkohe qe sulmi i Shkumbinit nga krahu tjeter nuk funskionon sic duhet. Mustafaj dhe Nora nuk po kuptoheshin sic duhet me njeri-tjetrin, dhe rastet ishin sporadike. Kavajasit nga ana tjeter kerkonin edhe golin e dyte, teksa ne minuten e 32-te Dos Santos mbasi kaloi bukur ne krahun e djathte jep nje assist per Dhembin, por ky i fundit edhe pse kishte gjithe hapesiren e nevojshme nuk goditi sic duhet. Trajneri Daiu vendosi te bej ndryshime dhe ne fushen e lojes hodhi Mancakun qe ne fraksionin e mesem te ores. Futja e tij i dha nje tjeter ritem sulmit peqinas. Ne minuten e 41-te mbas nje pasimi nga e djathta Mancaku brenda zones goditi fluturimthi, por vetem shtylla traversale I mohoi golin e barazimit ekipit te Shkumbinit. Pjesa e pare u mbyll me avantazhin e Beses, ndekrohe qe pjesa e dyte ishte akoma dhe me interesante. Teksa pritej qe Shkumbini te reagonte dhe te kerkonte golin e barazimit, ishte ekipi kavajas qe sulmoi disa here rresht porten e Kotorrit. Ne minuten e 47-te sulmuuesi Hasa doli i vetem me Kotorrin mbas nje asisisti te Dos Santos, ai arrin ta kalonte topin mbi portierin, por ishte Kristevski qe largon topin qe po shkonte drejt rrjetes. Nje minute me vone ishte Cikalleshi qe realizon nje goditje te bukur ne hyrje te zones, por topi kalon ngjitur me shtyllen traversale. Shkumbini ne krahun tjeter sulmoi me ane te Nores i cili do te kishte nje mundesi shume te mire ne minuten e 49-te mbas nje pasimi te Arapit brenda zones, goditja e tij drejt portes kalon ngjitur me shtyllen pingule. Kjo ishte mundesia me e mire per ekipin peqinas deri ne keto momente. Megjithe perpjekjet e miqve, Besa vazhdonte te ishte e rrezikshme me sulmet e saj dhe ne minuten e 63-te erdhi edhe goli i dyte. Ishte mbrojtesi Velija ai qe jep nje top te bukur brenda zones per sulmuesin kavajas Cikalleshi. Ai godet fort ne afersi te portes duke thelluar avantazhin ne 2-0. Shkumbini duket i dorezuar mbas ketij goli qe tashme i jep qetesi ekipi kavajas. Ne minutat e mbetura kavajasit u terhoqen prapa, duke lene te vetem ne sulm Cikallehsin dhe pak me te distancuar Dos Santos. Shkumbini ushtron nje presion te lehte ne porten kavajase ne perpjekje per te ngushtuar diferencen, nderkohe qe 10 minutat e fundit te ndeshjes flasin vetem per ta. Ne minuten e 80-te Pashja ne nje pozicion shume te favorshem goditi fuqishem drejt portes por Bakaj grushton per ne goditje kendi. Kater minuta me vone Arapi kroson ne thellesi te zones per Noren, i cili godet menjehere por topi perlaset ne shtyllen pingule duke i mohuar edhe nje here golin Shkumbinit. Perpjekjet e miqve per te shenuar vazhduan perseri edhe ne minuten e 87-te, Mustafaj ne nje dyluftim shpejtesie brenda zones u pengua nga G.Krasniqi duke fituar nje penallti. Sulmuesi Nora ekzekuton sakte duke ngushtuar diferencen. Mbas ketij goli nuk kishte me kohe te mjaftueshme per te ndryshuar dicka, nderkohe qe kavajasit i gezohen fitores se dyte radhazi. Kliko per skeden e ndeshjes Andi Kodra Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4159 |