Kategoria Superiore / Laci - Tirana 1-1 | ||||
|
Takimi ne kuader te javes se 15-te te superliges shqiptare i zhvilluar ne stadiumin e qytetit te Lacit eshte mbyllur ne barazim.Nen nje atmosfere elektrizuese krijuar nga tifozeria bardhezi ka nisur takimi me djemte e Nices agresive qe ne fillim. Kur dukej qe kurbinasit do shenonin shpejt eshte gjigandi kroat Pero Pejic qe ne nje kundersulm shenon nje gol te bukur madje duke tribluar edhe portierin dhe feste per tifo-grupin "Fanatics" te cilet edhe pse ne numer te vogel nuk munguan ne Lac. Bardhezinjte nuk pajtohen me rezultatin dhe presioni tyre con ne nje faull te Osmanit i cili ndeshkohet me te kuqe nga kryesori Jorgji, pas nderhyrjes ndaj Marashit. Minutat kalojne dhe zhvillohen dyluftime luftarake nga lojtaret e dy ekipeve, megjithese Tirana me ne kontroll te lojes edhe pse ishte me nje lojtar me pak. Pejic, gjithnje shfaqej triunfues ndaj lacjaneve, por nuk mundi te shenonte me gjithe rastet e krijuara. Gjithashtu, vlen per tu theksuar nja rast i arte i shperdoruar nga Plaku per bardheblute i cili sherbehet shume mire nga Pejic.Nga ana tjeter, vendasit mundoheshin te krijonin me teper volum loje, por pa qene efikas. Rast i bukur ishte ai i Vucaj qe me nje predhe nga rreth 30 metra detyron Liken te kryeje nje grushtim spektakolar. Tentojne dhe Marashi dhe Hysa per bardhezinjte po pjesa e pare mbyllet me avantazhin e Tiranes. Pjesa e dyte nis pak me e shpejte per lacianet qe kerkojne barazimin dhe bardheblute qe mbrohen te detyruar dhe aplikojne kundersulmin ku ne nje rast Pejic si gjate gjithe ndeshjes qe ishte nje rrezik konstant per mbrojtjen kurbinase ne kete ndeshje fal nje gol te sigurte.Zevendesimet e Nices me Milen ( aktivizohet ne mesin e pjeses se pare ) dhe Karaxhic rrisin nivelin e lojes se Lacit. Sulme ne rritje duke tentuar me Marashin, Buljan, Hysen, Cavric por pa sukses. Duhej te arrinte minuta e 85-te kur Vucaj ne tentativen per te hyre ne zone frenohet nga 1 mbrojtes dhe penallti. Mile godet dhe shenon golin e barazimit. Ne stadium shperthen festa me Milen qe feston tek surpriza qe i kishin pergatitur fansat pikerisht te pankarta e tij. Lacianet sulmojne fuqishem duke tentuar kthesen e madhe po Vucaj ne sekondat e fundit eshte i pafat pasi topi i goditur me koke nga shkodrani i bardhezinjve perfundon jashte. Perfundimisht takimi mbyllet ne barazim. Kliko per skeden e ndeshjes Igli Nikolla Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3722 |