HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Tirana/ Skuadra me e shtrenjte ne Superiore
nga AlbaniaSoccer   E diel, 16 Janar 2011 23:58   pdfShtypEmail

tirana_stervitje_thumbTirana eshtë skuadra me e shtrenjte e Kategorise Superiore te Shqiperise per sezonin 2010-2011, nderkohe qe ka kaluar vetem gjysma e afatit kalimtar te janarit.

Sipas portalit “transfermarkt”, i cili eshte i specializuar per financat ne boten e futbollit, vlera e futbollisteve te 24 here kampioneve te Shqiperise arrin shifren 6 milione e 850 mije euro.

Lojtari me i shtrenjte i Tiranes eshte padyshim kapiteni Andi Lila, kartoni i te cilit kushton nje milion euro. Pas mbrojtesit te Kombetares vjen serbi Ivan Gvozdenoviç, vlera e te cilit perllogaritet ne 800 mije euro.

Nderkohe qe blerja me e re e skuadrës, Gilman Lika kushton 500 mije euro, shifer e njejte si ajo e mbrojtesve Tefik Osmani dhe Elvis Sina.

Ishte pikerisht afrimi i mesfushorit shkodran te perfaqesueses ai qe rriti vleren e pergjithshme te kryeqytetasve, duke bere qe ata te zbrisnin ne vendin e dyte Skenderbeun.

Elementet me te kushtueshem te bardhebluve jane Plaku (425.000 euro), Abazaj (375.000), Dushku (350.000), Karabeci (325.000), Pejiç (300.000), Zizoviç (250.000) dhe Sabien Lilaj e Ilion Lika (225.000).

Ne anen tjeter, çmimi i kapitenit natyral Devis Mukaj ka rene ne 75 mije euro. Vlera e Tiranes mund te jete edhe me e larte, pasi ne perllogaritje nuk eshte perfshire çmimi i talentit 18-vjeçar, sulmuesit Mario Morina.

Investimet e shumta te presidentit Agim Zeqo kane bere qe Skenderbeu te renditet ne vendin e dyte (vetem pak dite me pare korçaret kryesonin): skuadra bardhekuq kushton 6 milionë e 475 mije euro. Gjithsesi, lojtari me i kushtueshem, te cilin ne te vertete e ka ne pronesi Dinamo, eshte Gjergji Muzaka me 1 milionë e 125 mijë euro.

E treta në Superiore per vleren e skuadres eshte Dinamo, kampionet ne fuqi, qe kane pasur nje ecuri zhgenjyese ne gjysmen e pare te kampionatit.

Kontingjenti i bluve kushton 6 milione e 350 mije euro, ndersa nuk ka asnje dyshim qe Elis Bakaj eshte lojtari me i shtrenjte me vleren 1 milione e gjysme euro ne merkato.

Ne total, vlera e 12 skuadrave te Kategorise Superiore kap shifren 52 milione e 150 mije eurove.

Momentalisht ne kampionatin shqipetar luajne 60 lojtare te huaj, e perkthyer ndryshe rreth 20 per qind e futbollisteve qe aktivizohen ne elite. Nje shifer kjo qe mund te rritet deri ne fund te merkatos se dimrit.

Pirro Nika


busy
komente