Gugash Magani: Fituam njeren prej finaleve |
nga AlbaniaSoccer E premte, 21 Janar 2011 22:57 |  |  |  | |
Trajneri i Flamurtarit Gugash Magani ka ngelur i kenaqur pas fitores qe skuadra e tij ka marre ndaj Kastriotit. “E kishim vleresuar ne maksimum kete sfide. E kam deklaruar edhe me pare se per ne, cdo sfide ka rendesine e saj, pavaresisht nga emri i kundershtarit si dhe pozicioni qe ka ne renditje. Skuadra luajti mjaft e organizaur, ndeshja ishte e forte dhe me nje shpirt te larte gare nga te dyja kampet respektive. Megjithese kemi pasur edhe tre mungesa, arritem te marrim nje trepikesh qe eshte i arte per skuadren tone dhe besoj se jemi ne rrugen e duhur, persa i perket objektivave qe ne kemi”, ka thene pas ndeshjes Magani.
Enea Shtrepi
 |