Kategoria Superiore/ Kastrioti-Skenderbeu 0-0 | ||||
|
Ne minutat e para Kastrioti ka rrezikuar me kroatin e sulmit Ivan Babic qe i ka hapur pune mbrojtjes korcare. Rasti i pare i rrezikshem per Skenderbeun eshte fiksuar ne minuten e 40’ te pjeses se pare. Ne pjesen e dyte Skenderbeu behet kerkues dhe presioni mbi lojtaret korcar rritet me kalimin e minutave. Trajneri Shkelqim Muca largon Jolic dhe fut ne fushe Sozen qe rikthehet mbas dy muajsh mungese. Shume pak gjera ndryshojne per korcaret e vendit te dyte. Kastrioti ne minuten e 75’ i shkon shume prane golit por Orges Shehi ben mrekulline duke grushtuar nje gjuajtje te Mucollarit. Edhe ne minutat e fundit Skenderbeu vuan dhe Kastrioti mund te kishte shenuar por ne fund nuk tregohen te sakte ne finalizim. Skenderbeu me kete barazim ka shkuar ne minus shtate pike nga Flamurtari i vendit te pare dhe ka rrezikuar shume objektivat per titull kampion. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4565 |