HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Dinamo-Kastrioti 0-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 12 Shkurt 2011 16:25   pdfShtypEmail

dinamo_vllazniaDinamo rikthehet ne barazim pas dy humbjeve radhazi. Sot mori nje pike dhe me shume veshtiresi ne lojen e saj. Rastet per  gol ishin te “varfera” dhe nje faze sulmuese e dobet. Duket qarte qe ekipit i kane lene hapsira te medha boshe Muzaka dhe Bakaj. Pa ata ekipi  duket sikur nuk eshte “gjalle”. Loja ne fragmented e saj u  zhvillua pothuajse ne mesin e  fushes dhe me raste te pakta per shenim nga te dy ekipet respektive. Sulmi i  pare i kesaj ndeshje eshte ne mintuen e 31-te kur Mucollari nga jashte zone gjuan porten e vendasve, por topi  perfundon jashte kuadratit. Pas disa minutash jane dinamovitet qe sulmojne por asistenti Denis Rexha e  nderpret vrullin e tyre ne kete sulm duke sinjalizuar per pozicion jashte loje. Me keto raste te pakta mbyllet pjesa e pare.

Ne pjesen e dyte ekipi  i Ndreut kerkon te sulmoje me forca te shumta por magnesia e tyre qendron te sulmi qe nuk kishin nje sulmues kryesor. Menjehere ekipi krutan kryen dhe dy zevendesime ne minutat 60-te dhe 63-te duke aktvizuar ne loje Malajn dhe Kalarin, por as keta nuk jane te “specializuar” per te gjetur golin. Ishte minuta e 72-te dhe ekipi Dinamovit gjendet i gjithi ne sulm. Allmuca kroson per Erjon Xhafen dhe ky i fundit gjuan dhe shenon, por asistenti Rexha sinjalizon per nje faull ne favor te portierit Halili.

Pas ketij rasti trajneri krutan udhezon ekipin e tij per te dale ne sulm dhe per te arritur te mbanin lojen ne ekuilibrin e mesit te fushes. Minuta e 76-te ishte dritheruese per  ekipin vendas sepse Mucollari gjuan me teper force nga jashte zone dhe trondit tranversen e portes e mbrojtur nga Hoxha. Ne kete rast porta dinamovite shpetoi nga nje gol i sigurt sepse portieri  ishte i vendosur disa metra perpara  zones se tij. Ne fundin e takimit, ne minute e trete shtese Allmuca pati nje rast te paster per te shenuar por  qe nuk mundi te shenonte sepse gjuajti jashte ne nje cast kur te gjithe prisnin te shenohej goli i avantazhit. Me nje barazim te vaket mbyllet dhe ky  takim i javes se XX- te kampionatit kombetar te futbollit ku Dinamo nuk gjen dot hapat e saj te vertet dhe Kastrioti i cili u qendron “besnik” barazimeve.

Dinamo – Kastrioti 0-0

Gjyqtare: A.Taullau,D.Rexha (tirane) E.Miho (Durres)

Dinamo: Hoxha, Putincanin, Pisha, Malakarne, Ferraj, Allmuca, Sekseri (67’E.Xhafaj), Opoku, Vila, Martinena, Brkic. Tr. Myrgjyshi.

Kastrioti: Halili, Caca, Xhafa, Mucollari, Haska, Zore, Babic (63’Malaj), Ragipovic, Stojanovic (60’Kalari), Gjondeda, Alikaj (80’ Piskan). Tr. Ndreu

Krtona te verdhe: Pisha/Zore

Skerdilaid Sulozeqi

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit