Dinamo / Klubi "dorezohet" pas nderhyrjes | ||||
|
Disa muaj me pare Klodiana Shala me nje urdher te miratuar nga Ministria e Sporteve i kerkoi Klubit Dinamo te leshonte ambientet sepse keto tashme kaluan nen pronesi te Ministrise se Sporteve. Agjensia e Sporteve sot ka marre te gjitha te drejtat te behet "pronare" e ambienteve te klubit Dinamo. Edhe pse muaj me pare kishin rene dakord per kalimin e ambienteve, ne baze te VKM (Vendimit te Keshillit te Ministrave), per kalimin e pronesise se tyre nga Ministria e Brendshme te Ministria e Sporteve, serish ka pasur nje problem ku kete here eshte dashur edhe nderhyrja e policise. Klubit Dinamo i ishte kerkuar qe te dorezonte te gjitha ambientet brenda dates 15 shkurt. Fillimisht konfrontimi ka nisur me antareve te Agjensise se Sporteve kundrejt drejtuesve te punonjesve te Klubit Dinamo. Perfundimisht nderhyrja e policise ka zgjidhur gjithcka. Ambientet do te vihen ne dispozicion te Federatave qe deri me sot kane qene te vendosura ne ambjentet e stadiumit kombetar "Qemal Stafa". Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4620 |